Rrahje mes shtatë personave në Lipjan

Rrahje mes shtatë personave në Lipjan

Rrahje mes shtatë personave ka ndodhur në Lipjan të hënën.

Sipas policisë, gjatë rrahjes është përdorur edhe thika prej të cilës kanë pësuar lëndime dy persona.

Përvec dy personave që u ndaluan deri në 48 orë, të tjerët janë liruar.

“VRASJE NË TENTATIVË/Resinoc, Lipjan 25.11.2024-22:40. Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth rrjeteve sociale, janë rrahur mes veti 7 persona të dyshuar meshkuj/kosovar. Gjatë rrahjes është përdor edhe një thikë ku si pasoj lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit janë arrestuar shtatë persona të dyshuarit, dhe pas intervistimit një i dyshuar i mitur ndalohet 24 orë, ndërsa një i dyshuar ndalohet për 48 orë. Të dyshuarit tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Shpërndaje në: