AAK-ja mban konferencë për media
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë konferencë për media sot.
Sipas agjendës së partisë së AAK-së, konferenca do të zhvillohet nga ora 11:00.
Arsyeja e konferencës nuk është bërë e ditur.
“Nesër, e martë, datë 26 nëntor 2024, me fillim në ora 11:00, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mban konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në lagjen Arbëria, rruga Vicianum”, thuhet në njoftim.