Rrahje mes disa personave në Prishtinë, përdoren edhe armë zjarri

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, përdoren edhe armë zjarri

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur në kryeqytet. Nuk kanë munguar as të shtënat me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hilë Mosi”.

Sipas policisë, numër i pacaktuar i të dyshuarve janë shoqëruar në stacion, ndërsa një armë është sekuestruar.

E të lënduarit janë trajtuar në QKUK, sipas policisë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore të cilat  kanë  rezultuar me identifikimin, lokalizimin si dhe kapjen e menjëhershme të disa personave të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë. Të lënduarit nga përleshja janë dërguar në QKMF,  për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që është identifikuar edhe një veturë e dyshuar, e njëjta është ndaluar dhe kontrolluar nga policia.

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: