Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Dymbëdhjetë shkolla në qytete të ndryshme gjermane pranuan e-maile me kërcënime për vënie të bombave, derisa policia është duke kontrolluar ambientet e shkollës.
Siç raporton Bild, megjithatë doli se kërcënime për vënie të bombave dolën të jenë të rreme, transmeton Telegrafi.
Sipas Departamentit të Policisë të Saksonisë së Ulët, shkollat në Hanover, Erfurt dhe Leipzig u prekën nga kërcënimet. Në qytetin Stuhr afër Bremenit, aktivitetet u anuluan për shkak të kërcënimit.
Aktualisht policia e Bremenit me ndihmën e qenve të stërvitur po kontrollon të gjitha ambientet e shkollës Lisa Meitner. Hyrja në objektin e kësaj shkolle ishte rreptësisht e ndaluar.
Sipas agjencive të ndryshme policore, të gjitha kërcënimet janë dërguar me e-mail. Ndaj, për të koordinuar kërkimet për dërguesin, zyrat e policisë kriminale kanë krijuar një rrjet bashkëpunimi, tha një përfaqësues i policisë së Hanoverit.
Në Erfurt, kryeqyteti i shtetit gjerman të Turingisë, kërcënimet u dërguan në pesë shkolla. Gjithashtu, sipas policisë, disa mesazhe me të njëjtën përmbajtje kërcënuese janë gjetur në kuti postare mbrëmjen e së dielës vonë.