Shtohet shuma: Shkon në 600 mijë € shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit

Shtohet shuma: Shkon në 600 mijë € shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit

Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njoftuar sot se Ministria e udhëhequr nga Faton Peci, përveç vëllait dhe dajës së Fitore Pacollit, këshilltarit Naim Huruglica e bashkëpartiakut Bahtijar Berisha i ka dhënë grante edhe njerëz tjerë të afërm me pushtetin, përcjell Periskopi.

“Me 100 mijë euro është shpërblyer edhe Vigan Salihu, i cili është drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës. Me 100 mijë euro është shpërblyer edhe Kushtrim Nimoni, i cili është djali i axhës së Shefit të Kabinetit të Albulena Haxhiut, Genc Nimonit. Po ashtu, grant ka fituar edhe Veton Mulliqi, këshilltar politik i Elbert Krasniqit, njëkohësisht edhe familjar i Besnik Bislimit”, thotë ndër të tjera Egzon Pacolli i LDK’së në videon e publikuar.

Vlen të theksohet se Periskopi sot gjatë ditës raportoi se grantet për vëllain e Fitore Pacollit e këshilltarit Naim Huruglica janë pezulluar nga Ministria e Bujqësisë.

(DOKUMENT) Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për këshilltarin e tij dhe vëllaun e Fitore Pacollit

 

Shpërndaje në: