Gashi: Fundi i muajit është fundi i legjislaturës së Kurtit

Gashi: Fundi i muajit është fundi i legjislaturës së Kurtit

Të hënën e ardhshme Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë ku do të diskutohet qeverisja e kryeministrit Albin Kurtit në katër vjetët e fundit.

E këtë seancë e ka quajtur si më të rëndësishmen, shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi.

Madje ai e quan si më të rëndësishmen e kësaj legjislature, që sipas tij po i vjen fundi.“Do të kemi tri seanca por më e rëndësishmja është e ditës së hënë, ku do të diskutohet qeverisja katërvjeçare e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, aty do të jetë debati kryesor dhe vëmendja kryesore. Në këtë seancë do të diskutohen të gjitha veprimet dhe mosveprimet katërvjeçare, dhe do të diskutohen të gjitha masat dhe veprimet dëmtuese që Qeveria Kurti i ka bërë në këto katër vjet”.

“Ne si Grup Parlamentar i dhamë përkrahjen Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që të mbahet kjo seancë, dhe jemi të gatshëm për debat me kryeministrin dhe përfaqësuesit e tij. Kjo do të jetë seanca më e rëndësishme deri në fundin e kësaj legjislature e cila po shkon drejt fundit”.“Kanë mbetur edhe pak dhe besoj se fundi i muajit është fundi i legjislaturës pasi të shkojmë në zgjedhje të reja”, tha Gashi.

(DOKUMENT) Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për këshilltarin e tij dhe vëllaun e Fitore Pacollit

 

Shpërndaje në: