Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna vëllanë e dëshmorit me probleme shëndetësore, për ta emëruar dikë tjetër

Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna vëllanë e dëshmorit me probleme shëndetësore, për ta emëruar dikë tjetër

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhimit të Deponive, Dardan Velija ka larguar nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova.

Sipas Haxhiut, Veliajt nuk i mjaftoi paga e kryeshefit e granti për bujqësi, teksa tash ka filluar përndjekjen e familjarëve të dëshmorëve.

Sipas Haxhiut, Tinova i cili është larguar nga puna ka probleme shëndetësore.

“Këto ditë ai e ka larguar nga puna vëllaun e dëshmorit Uran Tinova, Mehmetin, duke qenë person me probleme shëndetësore, kufizim në lëvizje, por i aftë profesionalisht t’i kryej detyrat për pozitën që ishte emëruar”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haxhiu tha se largimi i Mehmet Tinovës u bë me qëllim që ta emëronte një drejtor tjetër të prokurimit.

Deputeti tutje ka shtruar pyetje se pse Velija po përfiton kaq shumë nga Kurti. Ai i ka dhënë disa hipoteza.

“Po përse vallë Dardan Veliaj po përfiton kaq shumë nga Qeveria Kurti? A janë këto benificione e pëfitime për faktin se ai ishte me Albin Kurtin në Binçe në takim me vëllezërit Donqiq, me 17.01.2004?Apo i dhurohen favore e perfitime Dardan Veliajt nga Albin Kurti që ai te mos flas për hollësitë e takimit ne Binqe”, ka shkruar Haxhiu.

Këshilltari i Pecit, Naim Huruglica ia lëshoi me qera tokën e tij, ajo aplikon dhe merr grant 100 mijë euro në Ministri

Shpërndaje në: