Arifi: Fushata e VV-së do të lëndojë rëndë perspektivën euroatlantike të Kosovës
Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi ka folur për pritshmëritë e tij në raport me fushatën e VV-së.
Sipas Arifit, fushata e VV-së do të jetë fushatë e futjes së thikës së përçarjes në popull “çfarë se kemi pa asnjëherë në tokat tona”.
Madje, sipas Arifit kjo fushatë do të lëndojë rëndë perspektivën euroatlantike të Kosovës.
Postimi i plotë:
Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nepër rrjete sociale. Në ditët dhe javët në vijim Kosova sdo të sheh fushatë partie politike çfarë e bën çdo parti politike në botën demokratike. Lëvizja Vetëvendosje si partia financiarisht më e fuqishmja në rajon do të përdorë të gjitha format e ndyta të linqimit të gënjeshtrave dhe mashtrimeve që edhe një herë me i’a shpërla trurin qytetarëve të Kosovës. Fushata që paralajmrojnë do të jetë fushatë e futjes së thikës së përqarjes në popull çfarë se kemi pa asnjëherë në tokat tona, fushatë e glorifikimit të mashtrimit në stilin e glorifikimit të Homeinit në Iran dhe pavarësishtë rezultatit do të lëndon rëndë qytetarin dhe perspektivën Euroatlantike të Kosovës. Populli i Kosovës është para një provimi të vështirë. Nuk do të jetë votë e rëndomtë. Vota për VV do të jetë votë e errësirës