Haradinaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçarit në Prizren: Të rritet siguria për punëtorët
Një 25-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Prizren.
Lidhur me këtë ngjarje, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka apeluar për rritjen e sigurisë për punëtorët dhe ka kërkuar që ndërmarrësit të përmirësojnë kushtet e sigurisë fizike në vendet e punës.
“Lajmi për vdekjen tragjike të të riut nga Prizreni na ka tronditur të gjithëve. Një jetë e humbur në mënyrë kaq të parakohshme dhe fatkeqe është një ngjarje e dhimbshme për të gjithë ne. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e të ndjerit. Lus ndërmarrësit kosovarë që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve kurse për organet kompetente institucionale ky rast është edhe një alarm se ata duhet të rrisin përgjegjësitë e tyre dhe të rrisin nivelin e implementimit të ligjit,” ka shkruar Haradinaj.