Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Anglisë, një 50-vjeçar dërgohet në spital me ambulancë

Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Anglisë, një 50-vjeçar dërgohet në spital me ambulancë

Nuk kanë munguar incidentet në takimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama me shqiptarët e Britanisë së Madhe.

Kreu i qeverisë shqiptare u prit me thirrjet: Rama ik! Deri kur?

Nga salla e “Cooper Box Arena” ku u mbajt takimi u nxor me barelë një shqiptar rreth 50 vjeç. Siç mëson A2 CNN, 50-vjeçari u dërgua me ambulancë për në spital.

Rama e nisi fjalimin e tij duke kërkuar ndjesë për protestuesit para sallës ku mbahej takimi duke shtuar se “ndasia e vjetër është drejt fundit.”

Ai akuzoi Partinë Demokratike se nxit “të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj.

Shpërndaje në: