Bajrami: Hekuran unë s’zmbrapsëm, të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg
Deputetja e Lidhjes Demokratike, Hykmete Bajrami, e ka ballafaquar ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, rreth çështjes së shumëdiskutuar të kontratave njëburimore, të cilat po hetohen nga Prokuroria e Kosovës.
Bajrami i solli në kujtesë ministrit Murati të Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike, ku deputetët e LVV-së votuan kundër auditimit të kontratave një burimore në nivel lokal dhe qendror, për 10 vitet fundit.
“Për mua politika nuk është skenë, unë kur reagoj kundër korrupsionit nuk jam në rol, mua askush nuk me shkruan skenar as statuse. Unë bëj detyrën time sipas besimit të qytetarëve, që e kam marrë në pesë palë zgjedhje. Shihe videon: ky nuk është Teatri Kombëtar, as Teatri Dodona, është Komisioni për Mbikëqyrje të Financave Publike, ku Lëvizja Vetëvendosje e ka shumicën, në këtë mbledhje deputetët e LVV-së kanë votu kundër auditimit të kontratave një burimore në nivel lokal dhe qendror, për 10 vitet fundit. Pra për dallim prej teje unë nuk mbroj askënd, sipas meje të gjithë të korruptuarit pa dallim duhet të përfundojnë në burg”, tha ajo.