U ndëshkua direkt me të kuq, Muriqi kërkon falje për gjestin e bërë
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi, mbrëmë u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Las Plamas në La Liga.
Vedat Muriqi, i tregoi gishtin e mesëm kundërshtarit çka e shtyri referin të vepronte menjëherë duke e përjashtuar menjëherë sulmuesin nga Kosova.
Por, Muriqi nuk vonoi shumë dhe kërkoj falje për veprimin e bërë.
“Dua të kërkoj falje me dorën në zemër për përjashtimin tim në ndeshjen e sotme. E di që sjellja ime nuk ishte e përshtatshme dhe ndjej thellësisht mungesën e respektit ndaj kolegut tim, Jaime Mata, dhe më vjen keq që tifozët kanë qenë dëshmitarë të një gjesti kaq të shëmtuar nga ana ime. Pavarësisht asaj që ndodhi, jam shumë i lumtur me fitoren e ekipit. Çdo fitore është një reflektim i përpjekjes dhe punës së të gjithëve, dhe më mbush me krenari të shoh se si luftojmë së bashku në fushë”, shkroi Muriqi në llogarinë e tij në Instagram.
Mbrëmë Mallorca arriti të fitoi kundër Las Palmas me rezultat 2:3, në kuadër të javës së 14-të të La Liga-s.
Aktalisht skuadra andaluziane gjendet në vendin e gjashtë me 21 pikë.