Matoshi: Osmani e pranoi se Kurti na ka prishë me ShBA-së, le ta padit për deklarim të rrejshëm
Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pranuar se kryeministri Kurti prishi marrëdhëniet e vendit me ShBA-të.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Matoshi ka thënë se kjo nënkupton që nuk gënjyen opinionistët, por Kurti dhe të tjerët.
“Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj para Kuvendit, nëse për asgjâ tjetër, duhet me u falenderue për faktin se VËRTETOI përplasjen e Qeverisë së Kosovës me Amerikën dhe talljen, përkatësisht luejtjen bixhoz me aleancat strategjike të Kosovës.
Kjo dmth. se opinionistat e gazetarët kritikë si dhe pjestarë të opozitës nuk shpifen por kryeministri dhe shpura e tij kanë mashtru.” – ka thënë ai.
Në fund, Matoshi ka shtuar nëse kjo nuk është e vërtetë, Kurti nuk ka punë me opinionistë e gazetarë, por “le ta paditë presidenten për deklarim të rrejshëm”.
Postimi i plotë:
Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me ShBAtë!
Kjo dmth se opinionistat nuk kanë rrejt por Kurti & Co
Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj para Kuvendit, nëse për asgjâ tjetër, duhet me u falenderue për faktin se VËRTETOI përplasjen e Qeverisë së Kosovës me Amerikën dhe talljen, përkatësisht luejtjen bixhoz me aleancat strategjike të Kosovës.
Kjo dmth. se opinionistat e gazetarët kritikë si dhe pjestarë të opozitës nuk shpifen por kryeministri dhe shpura e tij kanë mashtru.
P. S.
Nëse kjo nuk âsht e vërtetë, shpura e Kurtit s’ka punë më opinionista e gazetarë, po lë ta paditsin Presidenten për deklarim të rrejshëm!?