Azemi: Parisi dhe Egzoni nuk janë vetëm, shfaqën korrupsionin e qeverisë – kjo po i dhemb shumë partisë në pushtet

Azemi: Parisi dhe Egzoni nuk janë vetëm, shfaqën korrupsionin e qeverisë – kjo po i dhemb shumë partisë në pushtet

Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka reaguar pas kallëzimit penal nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ndaj zyrtarëve të kësaj partie që publikuan grantet e dhëna nga ky dikaster për familjarët e deputetes Fitore Pacolli.

Azemi thotë se “Parisi dhe Egzoni, nuk janë vetëm. Ata mund edhe të paditen nga ky pushtet i propagandës por asnjëherë nuk ndalen”.

Postimi i plotë:

Parisi dhe Egzoni nuk janë vetëm.

Si kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj dhe anëtar i kryesisë qendrore, e mbështes këtë rini të jashtëzakonshme të LDK-së dhe Kosovës.

Mund edhe të paditen nga ky pushtet i propagandës, por asnjëherë nuk ndalen.

Ata shfaqën korrupsionin e kësaj qeverie të paaftë, dhe mbase kjo iu dhembi shumë partisë në pushtet.

Ndryshimi po vjen dhe mos harroni se do ta ktheni çdo cent të vjedhur.

Shpërndaje në: