Abdixhiku nga QKMF në Prishtinë: Plani ynë do ta bëjë Kosovën prijëse në transformim shëndetësor në rajon!
Kryetari i LDK dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot ka takuar stafin shëndetësor në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë, shkruan Pesiskopi.
Abdixhiku në këtë takim prezantoj planin për shëndetësi.
“U prezantova planin tim në shëndetësi, nga rritja e pagave deri te Spitali i Ri në lokacion të ri; nga rritja e numrit të mjekëve familjarë në standard evropian 1 mjek për 1500 banorë, tek digjitalizimi i plotë i sistemit shëndetësor; nga punësimi e specializimi i garantuar tek sigurimet shëndetësore!”, ka shkruar Abdixhiku mes tjerash.
Postimi i plotë:
Interesim i madh i stafit shëndetësor në takimin e sontëm në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë. 🙌
U prezantova planin tim në shëndetësi, nga rritja e pagave deri te Spitali i Ri në lokacion të ri; nga rritja e numrit të mjekëve familjarë në standard evropian 1 mjek për 1500 banorë, tek digjitalizimi i plotë i sistemit shëndetësor; nga punësimi e specializimi i garantuar tek sigurimet shëndetësore!
Plani ynë është ambicioz dhe si i tillë do ta bëjë Kosovën prijëse në transformim shëndetësor në rajon!
Ju faleminderit për pritjen dhe gjithë përkrahjen e dhënë – e mbi të gjitha për punën e bërë për qytetarë e për shtet!
Nga 9 shkurti do të keni shtetin që kujdeset edhe për ju, edhe për qytetarë edhe për secilin në nevojë e hall.
Sepse, ndryshimi po vjen!