Ibrahimi: Komunat do të dëmtohen edhe në vitin 2025 nga zbatimi i kontratave kolektive

Ibrahimi: Komunat do të dëmtohen edhe në vitin 2025 nga zbatimi i kontratave kolektive

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka deklaruar se komunat do të dëmtohen edhe në vitin 2025 nga zbatimi i kontratave kolektive, shkruan Periskopi.

E gjitha kjo sipas tij vjen pasi që Kuvendi nuk gjeti zgjidhje për ndalimin e gjakderdhjes financiare të shkaktuar nga kontrata kolektive, përkundër përpjekjeve të AKK’së

 

“Edhe përkundër përpjekjeve të Asociaiconit të Komunave të Kosovës, Kuvendi I Republikës së Kosovës nuk e ka përkrahur kërkesën e Komunave që ta parasheh një vijë buxhetore në buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025 për mbulimin e shpenzimeve që burojnë nga kontratat kolektive. Deri më tani Komunave iu janë marë padrejtësisht mbi 123 milion euro, ku si pasojë shumë e shumë projekte nuk kanë mundur të realizohen. Gjykata komerciale për më shumë se dy vite nuk po I shqyrton kërkesat e Komunave për problematikën e kontratës kolektive. Bazuar në Ligjin e miratuar mbrëmë, shihet se Kuvendi e ka amandamentuar një nen, përkatësisht nenin 34 në paragrafin 5 të ligjit ku thuhet që: BUXHETI I PARAPARË PËR POZITAT E PAPLOTËSUARA LEJOHET TË PËRDORET VETËM PËR POZITAT E REJA QË REKRUTOHEN PËRGJATË VITIT FISKAL NË ATË ORGANIZATË BUXHETORE (OB), PËRJASHTIMISHT KJO NDARJE BUXHETORE MUND TË PËRDORET NGA OB PËR PAGESËN E DETYRIMEVE QË MUND TË RRJEDHIN NGA VENDIMET E GJYKATAVE TË FORMËS SË PRERË. Kjo asesi nuk bën zgjidhje të problemit që komunat po ballafaqohen me zbatimin e kontratave kolektive. Në bazë të analizave të AKK-së, del që buxheti I mundshëm që komunat mund ta kenë për vitin 2025, bazuar në nenin e lartëpërmendur, pra për pagesën e detyrimeve që mund të rrjedhin nag vendimet e gjykatave të formës së prerë janë rreth 12.7 milion euro dhe kjo mund të zbatohet vetëm nëse komunat nuk rekrutojnë as edhe një zyrtar publik për pozitat që I kanë në dispozicion. KJO NUK ËSHTË ZGJIDHJE.”- thuhet në deklaratën e tij.

Shpërndaje në: