Aliu për autostradën Prishtinë-Gjilan: Ka pasur shumë befasi për shkak të shembjeve të dheut dhe shpronësimeve
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur edhe një herë për autostradën Prishtinë-Gjilan.
Ai ka thënë se në këtë autostradë ka pasur shumë befasi për shkak të shembjeve të dheut dhe shpronësimeve.
“Në konferencën e kaluar në deklaratën time se ‘po pritoj të flasë për autostradën Prishtinë-Gjilan’ një arsyetim të gjatë e kam dhënë atë ditë. Po ju them edhe sot se më shumë angazhim kam pasur në këtë rrugë dhe ky ka qenë viti në të cilin janë kryer më shumë punë për shkak se aty kanë ndodhur shumë befasi. Nga marsi i këtij viti hapja e trasesë tashmë është kryer dhe unë besoj se po shkon mirë. Është projekt që ka pasur shumë befasi”, ka thënë Aliu.
Ai tha se nuk ka pasur studim të duhur për shkak të shpronësimit e shembjeve të dheut.
“Uroj të mos na dalin befasi të reja, dhe punimet të kryhen me intensitet të duhur”, ka thënë Aliu.