Gjilan: Babai e gjen pa ndjenja djalin e tij, viktima humb jetën në emergjencë
Një burrë ka vdekur në Gjilan.
Babai i të ndjerit ka raportuar në polici se djali i tij është gjetur pa ndjenja, ku i njëjti ka vdekur në Emergjencën e Gjilanit.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është gjetur pa ndjenja djali i tij viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Emergjencë, ku më pas ka ndërruar jetë. Zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë të viktimës”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërkaq policia po e cilëson rastin si “vdekje e dyshimtë”.