Kosova nesër mëson kundërshtarin e “play-offit” të Ligës së Kombeve
Kosova të hënën e ka mbyllur edicionin e Ligës së Kombeve.
”Dardanët” të udhëhequr nga trajneri Franco Foda, u renditen në vendin e dytë në grup, duke grumbulluar 12 pikë, gjashtë më pak se Rumania, ku ndeshjen e fundit e fitoi me rezultat zyrtar 3-0, pasi UEFA e ndëshkoi Kosovën për braktisjen e ndeshjes.
Nga vendi i dytë, Kosova humbi mundësinë të kërkoj kualifikimin për Kampionatin Botëror, por nga ky edicion është përfshirë edhe faza e “play-offit” ku Kosova e ka mundësinë të mgritet në Ligën B të Nations League.
Në fazën e “play-off” do të bëjnë pjesë katër Kombëtare që përfunduan në vendin e dytë në grupet përkatëse të Ligës C dhe katër të tjera që përfunduan në vendin e tretë në grupet e tyre në Ligën B.