Votimi i buxhetit 2025, Krasniqi: Albin Kurti e Vetëvendosje synojnë t’a mbajnë popullin me lëmosha

Votimi i buxhetit 2025, Krasniqi: Albin Kurti e Vetëvendosje synojnë t’a mbajnë popullin me lëmosha

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka shkruar pas votimit të buxhetit për vitin 2025, anipse u kundërshtua nga opozita.

Krasniqi tha se buxheti i votuar është i regresit ekonomik.

Sipas deputetes, Albin Kurti e Vetëvendosje synojnë t’a mbajnë popullin me lëmosha e jo me zhvillim e punësim.

Postimi i plotë:

Sot u miratua buxheti për vitin 2025. Një buxhet pa vizion të qartë për Kosovën, një buxhet i stagnimit e regresit ekonomik.

Edhe në vitin 2025 Albin Kurti e Vetëvendosje synojnë t’a mbajnë popullin me lëmosha e jo me zhvillim e punësim.

Për herë të parë, nuk janë marrë parasysh amendamentet e opozitës në buxhet. Një veprim tërësisht jodemokratik dhe diskriminues.

Ky buxhet është jetëshkurtë. Pas 9 shkurtit, me rikthimin e Lidhjes Demkratike të Kosovës në qeverisje dhe Lumir Abdixhikun si Kryeministër, ky buxhet do të rishikohet.

#behundryshimi

Shpërndaje në: