Ish futbollisti rumunë: Nëse Kosova do të sillej kështu në kohën time, do t’i rrahnim në dhomat e zhveshjes

Ish futbollisti rumunë: Nëse Kosova do të sillej kështu në kohën time, do t’i rrahnim në dhomat e zhveshjes

Atë ditë, lojtarët e Kosovës e lanë lojës dy minuta para përfundimit, pas thirrjeve “Serbi, Serbi” nga tribunat e “Arena Nationala”.

UEFA gjatë ditës së djeshme ka vendosur që fitoren me rezultat zyrtare t’ia dhurojë Rumanisë, teksa edhe e dënoi me mbi 150 mijë euro.

Kosova u dënua me 6 mijë euro, përshkak të sjelljeve të lojtarëve në fushën e lojës.

Për këtë ndeshje, ka folur edhe legjenda e futbollit rumun, Rica Raducanu.

Ai ka thënë se nëse një ngjarje e tillë do të ndodhte në kohën e tij, ai dhe bashkëlojtarët e tij do të përdornin masa tjera.

“Nëse Kosova do të sillej kështu në kohën tonë, në do t’i rrihnim në dhomat e zhveshjes. Luaj futboll nëse je i mirë, kaq! Ata erdhën me planin për ta lënë lojën, por nuk ia dolën”, tha ai.

Shpërndaje në: