Plagosja në Prishtinë: Arrestohet një i dyshuar e një tjetër në arrati
Të paktën dy persona janë plagosur të enjten nga arma e zjarrit në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj” të kryeqytetit ka njoftuar Policia.
Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
Njëri prej të dyshuarve është arrestuar, ndërsa personi tjetër që dyshohet se është i përfshirë në këtë rast, është ende në arrati.
“Po ashtu është identifikuar edhe një veturë e përfshirë e cila është sekuestruar nga policia”, ka thënë tutje Borovci.
Të shtënat me armë zjarri në Prishtinë – Lëndohen dy persona