Syla i AAK`së për Vjosa Osmanin: Njëherë tradhtare, gjithmonë tradhtare.

Syla i AAK`së për Vjosa Osmanin: Njëherë tradhtare, gjithmonë tradhtare.

Sekretari i AAK`së Gazmend Syla ka reaguar pas fjalimit vjetor të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Kuvend.

Ai ka thënë se Osmani njëherë ka tradhëtuar partinë e saj e tash edhe Kosovën.

“Pas këtij fjalimi sot në Kuvend, ti duhej të ishe arrestuar, sepse paske qenë në dijeni gjatë gjithë kësaj kohe për degradimin dhe tradhtinë ndaj Kosovës, ndërsa ti e ke lejuar dhe ke mbyllur njërin sy. Nëse nuk e ke ditur, je Presidente”, ka shkuar ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Ashtu siç e ke tradhtuar partinë tënde, ashtu e ke tradhtuar edhe Kosovën.
Njëherë tradhtare, gjithmonë tradhtare.
Këtë e ke në gjak dhe në gjene.
Pas këtij fjalimi sot në Kuvend, ti duhej të ishe arrestuar, sepse paske qenë në dijeni gjatë gjithë kësaj kohe për degradimin dhe tradhtinë ndaj Kosovës, ndërsa ti e ke lejuar dhe ke mbyllur njërin sy. Nëse nuk e ke ditur, je Presidente.

Shpërndaje në: