Pas skandaleve të mëdha, Ministria e Pecit detyrohet t’i publikoj emrat e përfituesve të granteve

Pas skandaleve të mëdha, Ministria e Pecit detyrohet t’i publikoj emrat e përfituesve të granteve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci është dorëzuar pas presionit të madh rreth skandaleve me përfituesit e granteve. Periskopi vazhdimisht ka raportuar për shkeljet, keqpërdorimet me buxhet të shtetit në Ministrinë që drejton Faton Peci. Ndër rastet e tilla, është edhe publikimi i emrave të përfituesve të granteve në faqen e Ministrisë së Bujqësisë, konkretisht Agjencionit për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

Enis Rrustemi, Periskopi

Periskopi më 16 nëntor ka raportuar se që nga viti 2019, listat e emrave të përfituesve të granteve nuk publikohen. Me këtë praktikë të ndjekur nga ministri Peci, është shkelur ligji Nr. 08/L72, neni 17, pika 5.
Sipas ligjit, ministria obligohet që kushdo që fiton grante, t’i publikohen informatat kryesore të përfituesit të grantit.

Screenshot

Më poshtë gjeni listën se si është publikuar lista e përfituesve të granteve në Ministri, ku nuk u është publikuar emri dhe mbiemri i përfituesit/biznesit, por vetëm emri i projektit – shto këtu edhe një numër identifikues – që nuk arrin të kuptohet se kush është në të vërtetë ai që ka përfituar grant.

Screenshot/ Lista e perfituesve te granteve deri sot, publikohej ne kete forme

Megjithatë, pas presionit të madh që u ballafaqua ministri Peci rreth këtyre skandaleve, ai u detyrua dhe vendosi që ta rikthej praktikën që ëshët ndjekur deri në vitin 2019 – që t’i publikoj edhe emrin e mbiemrin e përfituesit të granteve.

Deri në vitin 2019, ashtu sic kërkohet me Ligj, përvec numrit identifikues të fermerit, publikohej Emri/Mbiemri i Përfituesit, emri i projektit, komuna, rajoni, vlerësimi, shuma e miratuar dhe vlera e përkrahjes publike.

Screenshot

Shpërndaje në: