Dy komisione të Kuvendit mbajnë mbledhje sot
Dy komisione të Kuvendit të Kosovës pritet të mbajnë mbledhje sot.
Komisioni për Legjislacion do të shqyrtojë nga ora 09:00 raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për gjykatën administrative.
Ndërkohë, nga ora 09:10, mblidhet Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, për të shqyrtuar Projektligjin për bankat.