Berisha tallet keq me ministrin e Bujqësisë: Respekt për pecat e Kosovës

Berisha tallet keq me ministrin e Bujqësisë: Respekt për pecat e Kosovës

Deputeti i PDK-së, Bekë Berisha, është tallur me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, i cili po kritikohet shumë për grantet që i ka dhënë ministria e tij për njerëzit e pushtetit.

Duke ironizuar me mbiemrin e ministrit në fjalë, ai ka vlerësuar se lloji i tillë i njerëzve kanë tentuar të marrin pjesë edhe në luftë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka përmendur arsyen pse të tillët nuk kanë marrë pjesë në luftë çlirimtare.

“Dy fjalë për komunitetin e Pecave ! Janë komunitet shumicë ? Të organizuar ? Kan marr pjesë në të gjitha etapat e shtetndertimit ! Kan dashur të marrin pjesë edhe në luftën clirimtare , por si ka lejuar hendikepi pec! Respekt për pecat e Kosoves 🫡”, ka shkruar Berisha.

Shpërndaje në: