HULUMTIM ll Favorizime të kundërligjshme në Universitetin e Pejës: Rektori angazhoi profesor, Driton Sylqen që ishte në të njëjtën kohë edhe këshilltar i tij
Favorizime të kundërligjshme e dyshime për kryerje të veprave penale janë bërë në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”, ku pas një hulumtimi të Periskopit janë gjetur dokumente ku shfaqen të gjitha këto parregullsi, ku në krye të UHZ’së qëndron rektori Armand Krasniqi.
Në pjesën e katërt të këtij hulumtimi, Periskopi ju sjell detaje se si Driton Sylqa është angazhuar në procesin e mësimdhënies në Fakultetin e Biznesit gjatë kohës kur i njëjti ishte këshilltar i Rektorit.
Në dokumentin e siguruar nga Periskopi, shihet se në vendimin e nxjerrur nga Universiteti i Pejës është zgjedhur Driton Sylqa, këshilltar i Rektorit të UHZ në Pejë, më datë 11.10.2021.
Teksa më datë 24.11.2021, Sylqa ishte angazhuar në Fakultetin e Biznesit si profesor.
Angazhimi i Driton Sylqes në procesin e mësimdhënies në Fakultetin e Biznesit gjatë kohës kur ishte këshilltar i Rektorit (në semestrin dimëror prej tetorit e deri më 15.02.2022) është në kundërshtim me nenin 7, pikën 12 të rregullores për procedurat vlerësuese për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm në “Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”, nuk mund të angazhohen kandidatë që janë pjesë e administratës”. /Periskopi/
Hulumtimet paraprake:
HULUMTIM || Universiteti i Pejës e shpërbleu profesorin e vet me një tender 21 mijë euro