Video intime me të miturën: Në rast se konfirmohet- kaq vite burgim mund të dënohet Nagip Krasniqi

Video intime me të miturën: Në rast se konfirmohet- kaq vite burgim mund të dënohet Nagip Krasniqi

Tash e disa ditë në media ka qarkulluar  një lajm se një njëri i afërt me kryeministrin Albin Kurti është përfshirë në një skandal më një video pornografike. Për këto raportime ish-kryeshefi i KEK, Nagip Krasniqi tha se kanë të bëjnë me të, shkruan Periskopi.

Krasniqi përmes një shkrimi të gjatë në Facebook këto lajme i quajti “fabrikime”.

“E kanë fjalën për mua. Tashmë prej ditësh qarkullojnë në telefonat e njëri-tjetrit politikanë, hetues, prokurorë e pronarë portalesh një material video bashkë me shënimin “ky është ish drejtori i KEK-ut”. Dyshohet që është me një të “mitur.””, tha ndër të tjera Krasniqi.

Çka nëse konfirmohet se Nagip Krasniqi mund të jetë i përfshirë në videon intime me një vajzë të mitur?

Avokati Xhevdet Smakiqi në një prononcim për Periskopin tha se për një vepër të tillë, dënimi është nga 5 deri në 15 vjet burg.

“Po këto janë vepra penale që janë kundër nderit dhe trupit me kodin penal të Republikës së Kosovës, janë vepra penale të rënda e sidomos kur përfshihet madhori në raport me persona nën 18 vjet edhe parishkohet edhe si sulm seksual apo ngacmim nga neni 228- 229, por në qoftë se është e mitur e re, nën 16 vjet vepër penale shumë e rëndë e cila dënimin është minimum 5 vjet deri 15 vjet” tha Smakiqi për Periskopin.

Nagip Krasniqit i dolën në krah Dejona Mihali e disa zyrtarë tjerë VV-së duke ia pëlqyer postimin në Facebook. Madje, disa prej figurave si Arbër Zaimi, Agon Batusha, Egzon Azemi e kanë shpërndarë postimin e njëjtë.

“Njeriu i afërt i Kurtit në një video +18 me të miturën” – Nagip Krasniqi “mizen nën kapuq”: E kanë fjalën për mua

Shpërndaje në: