Abdixhiku për skandalet me grante: Do t’i ktheni ato para cent më cent

Abdixhiku për skandalet me grante: Do t’i ktheni ato para cent më cent

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dje ka mbajtur tubim me qytetarët në Fushë Kosovë.

Ai ka publikuar edhe sot pamje nga ky tubim, ku ka folur për skandalet e fundit me grante në Ministrinë e Bujqësisë.

“Ndryshimi i madh po vjen! Do t’i ktheni ato para cent më cent!”.

“Kam takuar bujq që punojnë një vit të tërë për t’i humbur produket e tyre të bëra me mund e me zemër dhe këta bujq nuk kanë vëllëzër e motra në qeveri për t’i marrë nga 100 mijë euro grant për katër ditë. Nuk kanë as shokë në minsitri për t’i marrë nga 100 mijë euro”, tha mes tjerash Abdixhiku.

Shpërndaje në: