Ushtria probleme me ushqim, Kurti shkon në depot e FSK-së bën pak fushatë me armët e blera

Ushtria probleme me ushqim, Kurti shkon në depot e FSK-së bën pak fushatë me armët e blera

Pas caktimit të datës së zgjedhjeve të reja, Qeveria dhe partitë politike kanë intensifikuar fushatat paraelektorale. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas disa udhëtimeve jashtë vendit në Gjermani e skandinavi, është përqendruar tashmë në Kosovë.

Pas vizitës që ia ka bërë dje familjes Rugova, Kurti ka treguar se mbrëmë ka vizituar depot e FSK-së, ku janë të ekspozuara armët që janë blerë për këmbësorinë. Ndërkohë që ushtria e Kosovës është duke u përballur me probleme bazike sikurse ushqimi.

“Ky armatim modern është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve të vazhdueshme që jemi duke i bërë për forcën tonë dhe është vetëm një pjesë fare e vogël e sasisë më të madhe të armatimit të këmbësorisë që ndonjëherë kemi marrë.Ngritja e kapaciteteve tona ushtarake ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe të ruajtjes së paqes dhe sigurisë”, ka shkruar Kurti.

Shpërndaje në: