Kontrabandë me kafshë në veri, KFOR-i i gjen katër automjete që dyshohet të jenë futur nga Serbia
Foto:ilustrim
Policia e Kosovës ka njoftuar për një kontrabandë të dyshuar me kafshë.
Sipas raportit 24-orësh, KFOR-i ka vërejtur tri vetura dhe një furgon gjartë patrullimit.
Tutje, në raport thuhet se këta automjete dyshohet se janë futur në Kosovë nga territori i Serbisë.
“KONTRABANDË ME MALLRA (KAFSHË)
Fsh. Bube, Zubin Potok 19.11.2024 – 08:49. Njësia e KFOR-it gjatë patrullimit ka vërejtur 3 vetura dhe një furgon që dyshohet se janë futur në Kosovë nga territori i Serbisë. Njësia policore i është përgjigjur rastit ku drejtuesit e tri automjeteve kanë ikur duke i lënë automjetet në rrugë, ndërsa njëri nga drejtuesit, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar. Gjatë kontrollit të automjeteve është vërejtur se të njëjtat kanë qenë të ngarkuara me dele si dhe pije alkoolit dhe jo-alkoolike. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti” – njofton PK-ja.