E pazakontë: Kurti vendos që Kamenica ta promovoj shtetin: Ndan 12 mijë euro për komunën që udhëhiqet nga VV-ja
Qeveria e Kosovës para dy ditëve ka marr vendim që komunës së Kamenicës që udhëhiqet nga VV-ja t’i ndahen mbi 11 mijë euro, shkruan Periskopi.
Një praktikë e tillë e ndarjes së buxhetit nuk ka ndodhur më herët, por në vendimin e Qeverisë që Periskopi ka siguruar, këto të holla janë ndarë nga buxheti i Zyrës së Kryeminsitrit për organizimin e vizitës në BelFast.
“Me qëllim të promovimit të Republikës së Kosovës, i ndahen mjete buxhetore me velerë prej 11,835 euro, Komunës së Kamenicës për organizimin e vizitës në Belfast, me qëllim të promovimit të sistemi të arsimit të përbashkët ndërmjet komuniteteve dhe shkëmbimit të përvojave”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Periskopi ka dërguar edhe pyetje në ministrinë e Financave, por deri në botimin e këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.