Selmanaj: Pafytyrësia e Kurtit, e quante Rugovën kolaboracionist, sot i shkon në rezidencë

Selmanaj: Pafytyrësia e Kurtit, e quante Rugovën kolaboracionist, sot i shkon në rezidencë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se Albin Kurti dikur e quante presidentin Rugova si “kolaboracionist”.

Kurti sot ka qenë në rezidencën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ku e ka quajtur atë si “figura qendrore e historisë moderne të Kosovës”.

Selmanaj thotë se ndryshim kaq radikal të qëndrimeve bëjnë politikanët politikanët hipokrit, perfid, mashtrues dhe pa dinjiteti.

“Paftyrësia e Albin Kurtit! Albin Kurti, dikur Presidentin Rugova e quante “Kolaboracionist”, thoshte se “Rugova dhe Rugovizmi i kanë bë dëm të madh politik Kosovës”. Ndërsa sot, për qëllime krejtësisht elektorale pa fije turpi shkon në rezidencën e tij dhe e quan  “figurë qendrore të historisë moderne të Kosovës”. Çfarë ndodhi tash?! Si u transformua një “kolaboracionist” në “figurë historike”?

“E vërteta është se këso qasjesh dhe ndrrime kaq radikale të qëndrimeve, bëjnë vetëm politikanët hipokrit, perfid, mashtrues dhe pa fije dinjiteti. Pavarësisht qëndrimeve të tilla të politikanëve manipulant, Presidenti Rugova është dhe do mbetet figura më e madhe kombëtare që ideoi, projektoj dhe krijoj projektin e pavarësisë së Kosovës. Më poshtë i keni faktet se çfarë mendonte dikur ky mashtrues për Presidentin e papërsëritshëm Dr. Rugova”, ka thënë Selmanaj. /Gazeta Express

Shpërndaje në: