Deklaratat e Kurtit për gjuhën, Zijadin Sela: Shqetësuese e skandaloze

Deklaratat e Kurtit për gjuhën, Zijadin Sela: Shqetësuese e skandaloze

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, e ka quajtur “skandaloze” deklaratën për gjihët të kryeministrit Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut.

Lidhur me reagimin e kryeministrit Kurti për gjuhën shqipe, ai tha se kreu i qeverisë kosovare

“E tillë më ngjau deklarimi i Kurtit në lidhje me gjuhën shqipe në Maqedoni, kur ai tha një të pavërtetë të madhe, ku kundërshtoi gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut”, tha Sela në RTK.

“Është shqetësuese e skandaloze, deklarata e zotit Kurti, për shkak se këtu brenda jemi mësuar që të dëgjojmë faktorin politik shqiptar, duke relativizuar të keqen dhe gjëmën që po u bëhet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por realisht për mua s’ka qenë aspak e pritshme se si pjesë e korit kakofonik relativizues do të bëhet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”, tha Sela më tej.

Shpërndaje në: