Peci me gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve: Ka gazetar që kanë agjenda vetëm materiale dhe kriminale
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci duke folur për rastin e kompanisë “Apetit Group”, të cilët dyshohen se importuan mish nga Brazili dhe falsifikuan me dokumente duke e bërë “Made in Kosova”, ka ofenduar gazetarët.
Peci teksa foli për temën, u shpreh me gjuhë të ashpër ndaj gazetarëve duke i quajtuar ”kriminel”.
”Ka gazetar që kanë agjenda vetëm materiale dhe kriminale. A është dalë një superskandal që ministri Peci ka marrë para nga kompania Apetiti. A po thu që ai është gazetar, për mua nuk është gazetar. Për mua është kriminel, nuk është gazetar. Unë e kam denoncu dhe kam bërë kallëzim penal. Gjithë jetën kam me ndjek atë njeri me më tregu se ku janë paret që kompania e mishit ia ka dhënë ministrit Peci”, u shpreh ministri i Bujqësisë në DPT Fidani.