LDK-ja ia merr VV-së një asamblist në Gjilan
Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan Lutfi Haziri, ka njoftuar se ky subjekt nga sot do ta ketë një asamblist më shumë në Kuvendin Komunal.
Ai bëri të ditur se i ka uruar mirëseardhje Ganimet Sabedinit, i cili u rikthye në familjen politike të Lidhjes Demokratike nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Si familjar i mirë, si afarist i suksesshëm dhe qytetar i ndershëm i këtij vendi, Ganimeti i bënë nder LDK-së, Grupit të Këshilltarëve dhe Gjilanit. Gjithashtu, në takimin e Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, sot u diskutuan angazhimet e përbashkëta lidhur me axhendën e fundit të Kuvendit Komunal”, tha Haziri.
Haziri tha se edhe përkundër funksionimit normal të Kuvendit Komunal dhe rolit konstruktiv të LDK-së në Kuvend, po mungon vullneti për bashkëpunim dhe ecje tutje të projekteve për Gjilanin.
Vetëvendosjen në Gjilan e braktis një asamblist, kalon në LDK