Në prag të përfundimit të mandatit – Kurti flet për restaurimin e rezidencës Rugova

Në prag të përfundimit të mandatit – Kurti flet për restaurimin e rezidencës Rugova

Në prag të përfundimit të mandatit të tij, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot familjen Rugova dhe pa nga afër me ecurinë e restaurimit të Rezidencës së Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Kurti ka thënë se me ndërhyrjet restauruese që janë drejt përfundimit, Rezidenca e Presidentit historik Ibrahim Rugova do të vazhdojë të ruaj kujtesën mbi njërën ndër periudhat më të rëndësishme të popullit tonë.

Ai shtoi se këto punime po kryhen nga ekipe profesionale.

“Sot ishim për të parë nga afër rezultatin e punës deri tash. Restaurimi po udhëhiqet nga ekipe profesionale në respekt të vlerave që ka kjo shtëpi, e cila është pjesë e listës së aseteve të trashëgimisë që mbrohen me ligj”, shkroi ai.

Kurti potencoi se kujdesinndaj trashëgimisë kulturore tanimë e kanë të dëshmuar.

“Në këtë kuadër, po sigurohemi që si institucione të shtetit të mirëmbajmë respektin për figurat qendrore të historisë moderne të Kosovës”.

Shpërndaje në: