Kurti tha se është i përkushtuar për punësime, Raporti i FES-it thotë diçka tjetër: 41% e të rinjve në Kosovë pa punë, 30% duan të largohen nga vendi

Kurti tha se është i përkushtuar për punësime, Raporti i FES-it thotë diçka tjetër: 41% e të rinjve në Kosovë pa punë, 30% duan të largohen nga vendi

41 për qind e të rinjve në Kosovë janë të pa punë, sipas një raporti “Studimi i Rinisë 2024”, të publikuar nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES), i cili u publikua të martën në një organizim ku mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

Egzon Osmanaj, menaxher i projekteve në FES, ka deklaruar se 41 për qind e të rinjve nuk janë duke punuar ose nuk janë duke kërkuar punë për momentin.

30 për qind të të rinjve, kanë synim ose pretendim për t’u larguar nga vendi, sipas të gjeturave nga ky raport.

“Te punësimi, rreth 41 për qind e tyre theksojnë që nuk janë duke punuar dhe nuk janë duke kërkuar punë për momentin. 15 për qind e tyre nuk janë të punësuar por janë duke kërkuar punë. Edhe këtu ka një diferencë gjinore, në segmentin e të papunëve jo aktin 25 për qind janë gra dhe 11 për qind burra. Vërehet te punimi që është në disbalancë gjinore që reflektohet pastaj edhe në shkallën e punësimit. Te pjesa e migrimit, në vlera akumuluese janë rreth 30 për qind e të rinjve të cilët kanë synim ose pretendojnë për të migruar. Megjithatë rreth 50 për qind e respodenteve që pretendojnë të migrojnë nuk kanë marr as një hap për të migruar.” – ka thënë ai.

Çka tha Kurti?

Ndërkohë, kryeministri Kurti nga atje mes tjerash ka folur edhe për ikjen e të rinjve, ku ka thënë se po punohet që ata që shkuan, të kthehen, dhe “ata që planifikojnë, të mos kenë nevojë të shkojnë”.

“Ndër lajmet më pozitive të viteve të fundit, pa dyshim se ka qenë liberalizimi i vizave për zonën Schengen. Përfitimet e së cilës janë të pamatshme, konsiderojmë që mobiliteti i të rinjve nëEvropë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për formësimin e tyre personal e për ngritjen profesionale. Andaj edhe financojmë mijëra bursa e grante për të studiuar jashtë vendit osep ër të na përfaqësuar në ngjarje, gara, me qëllim që të kthehen dhe të japin kontribut edhe më të madh në Kosovë.

Pra, jemi të vendosur që të punojmë që të kthehen ata që shkuan, të mos kenë nevojë të shkojnë ata që planifikojnë diçka të tillë, por mbi të gjitha që këtë ta bëjmë jo me fjalët që i themi por me rezultatet që i kemi.” – u shpreh ai.

Sipas Kurtit, rritja ekonomike dhe demokracia në Kosovë, tregojnë që në vend ia vlen të jetosh e të punosh.

“Konkretisht ekonomia, rritja ekonomike, demokracia e Kosovës, progresi demokratik është i tillë që tregon se ky vend ia vlen fort të jetosh, të banosh e të punosh në të e për të.” – tha ai, transmeton Nacionale.

Shpërndaje në: