Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të hartojnë ligje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthyer në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës, i cili është miratuar më 31 tetor 2024.
Lidhur me këtë ka reaguar Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj nga Ai ka përgëzuar presidenten për këtë hap.
“Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit te Venecias, edhe Presidentja e republikes, i tregon qeverise dhe Kuvendit nuk dine te hartojnë ligje dhe politika ne pajtim me Kushtetutën.”
“Well done Presidente!”, ka shkruar Miftaraj, pas vendimit të presidentet për kthimin e ligjit në fjalë mbrapa në rishqyrtim.