Shqipëri: “Gjaku lahet me gjak”, vrau 14-vjeçarin në shkollë, i dyshuari tregon thikën në rrjetet sociale “me krenari”

Shqipëri: “Gjaku lahet me gjak”, vrau 14-vjeçarin në shkollë, i dyshuari tregon thikën në rrjetet sociale “me krenari”

Vdekja e një adoleshenti në qendër të Tiranës të hënën në mesditë ka tronditur mbarë opinionin publik në Shqipëri. Martin Cani, vetëm 14-vjeç, humbi jetën pasi u godit me thikë në zemër nga shoku i tij i klasës.

Top Channel ka publikuar pamjet e rënda, që autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, ka postuar në rrjetet sociale pas krimit të rëndë.

Siç shihet ai tregon thikën me të cilën qëlloi disa herë Martinin, duke i marrë jetën.

Po ashtu ai pozon “me krenari” pas krimit teksa ndodhej në një makinë, e po ashtu shfaqet edhe dora e tij e fashuar, pasi ka mbetur i lënduar pas sulmit.

Në sulmin me thikë ka mbetur i lënduar edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën.

Ndërkohë ditën e sotme policia bëri me dije se autori i dyshuar është arrestuar.

Shpërndaje në: