Driton Selmanaj kandidat për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit: Do të jemi zë i fuqishëm në Parlament

Driton Selmanaj kandidat për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit: Do të jemi zë i fuqishëm në Parlament

LDK-ja gjatë tubimit në Prizren bëri edhe prezantimin e deputetëve për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Njëri nga ta është edhe Driton Selmanaj.

Ai tha se do të jetë zë i fuqishëm në Parlament.

Tutje, Selmanaj tha se me kryeministër Lumir Abdixhiku, vendi ynë ecë përpara duke pasur zhvillim dhe mirëqënie në të gjitha sferat.

Postimi i plotë:

Prizreni po i prinë NDRYSHIMIT me Lidhjen Demokratike të Kosovës!

Mbrëmë qytetarët e Prizrenit, stërmbushën sallën sportive dhe u bënë krah me Lidhjen Demokratike, për t’i prirë NDRYSHIMIT në Prizren dhe në gjithë Kosovën.

Me qytetarë plotë brenda e jashtë sallës, të gjithë bashkë me një zë të vetëm kërkonin ndryshim dhe qeverisje ndryshe për shtetin tonë, për atdheun tonë.

Të bindur që vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe me kryeministër, Dr. Lumir Abdixhiku, vendi ynë ecë përpara duke pasur zhvillim dhe mirëqënie në të gjitha sferat.

Kosova, shteti ynë i bekuar, nuk meriton të nëpërkëmbët, nuk meriton të ecë mbrapa, pa ide dhe pa program. Kosova, meriton që të qeveriset nga Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me programin e saj të pasur që prek secilin qytetar.

Në këtë tubim madhështor, u bë edhe prezantimi i kandidatëve për deputet të nominuar nga Dega e LDK-së në Prizren, të cilët do të jenë zë i fuqishëm në Parlamentin e Kosovës:

Z. Driton Selmanaj
Z. Anton Quni
Znj. Drita Millaku
Z. Xhavit Ukaj
Z. Shaban Osmanaj dhe
Znj. Ajlin Shishko

Në fund, dua t’i falenderoj të gjithë pjesmarrësit veç e veç, të cilët me prezencën e tyre e madhështuan tubimin dhe i dhanë forcë rrugëtimit tonë për ndryshimin e domosdoshëm.

Zoti e bekoftë Prizrenin tonë!
Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe të gjithë popullin tonë të fortë dhe të guximshëm!

#bashkëpërndryshim
#meldk #përkosovën

Shpërndaje në: