Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Po i qeverisin me sukses korrupsionin dhe propagandën
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për skandalet e fundit në lidhje me grandet në bujqësisë, që janë përfituar nga të afërmit të deputetes së VV-së, Fitore Pacolli.
Ai ka vlerësuar se në këtë qeveria me sukses po qeveriset korrupsioni dhe propaganda.
Sukses të veçante, sipas tij, po arrihet në propagandë.
“Po i qeverisin me sukses korrupsionin dhe propagandën. Sidomos propagandën për ‘luftën’ ndaj korrupsionit! #KREJTdheDREJT”, ka shkruar Hamiti në profilin e tij në “Facebook”.