Vedat Muriqi lavdëron lojtarët e rinj të Kosovës: Ne po ‘plakemi’ dhe po vjen një gjeneratë e artë

Vedat Muriqi lavdëron lojtarët e rinj të Kosovës: Ne po ‘plakemi’ dhe po vjen një gjeneratë e artë

Kosova ka fituar ndeshjen e fundit të grupeve të Nations League ndaj Lituanisë.

Dardanët arritën të mposhtin Lituaninë me rezultat minimal 1-0.

Autori i golit të vetëm të këtij takimi ishte Muharrem Jashari në minutën e 5’të të takimit.

Kosova mbeti me një lojtarë më pak në fushë gjatë gjithë pjesës së dytë pasi pikërisht Jashari u përjashtua me karton të kuq.

Pas ndeshjes për RTK foli, Vedat Muriqi.

“Shpresojmë që do kem sa më pak lëndime, lëndimi sidomos një lojtar që luan me fizik është më serioz. Këto dy ndeshje, Muharrem Jashari ishte një surprizë për mua, është një lojtar që ka krijuar raste edhe ndaj Rumanisë, këtu arriti të shënoj jam i lumtur për të. Ne po plakemi dhe po vjen një gjeneratë e artë, shpresoj që Kosova të mos ndalet duke nxjerrur talente.

Kemi një grup shumë të mirë, kemi kaluar shumë kohë bashkë. Jemi grup i bashkuar dhe këtë e tregoi më së miri vendimi që morëm ndaj Rumanisë. Sot e nisëm mirë, kartoni i kuq na penalizoi, kërkuam golin e dytë, por me rëndësi ishte fitorja”, tha Muriqi.

Shpërndaje në: