Akuzat ndaj Hykmete Bajramit, Abdixhiku: Jo rastësisht po sulmohet nga moçali propagandistik i pushtetit

Akuzat ndaj Hykmete Bajramit, Abdixhiku: Jo rastësisht po sulmohet nga moçali propagandistik i pushtetit

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka dal në mbrojtje deputetes Hykmete Bajrami, pasi kjo e fundit u akuzua nga LVV-ja për platformën për digjitalizimin e arsimit.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se Bajrami po sulmohet jorastësisht nga moçali propagandistik i pushtetit.

Sipas tij, këto sulme të pushtetit janë përgjigje e dëshpëruar të tyre.

Postimi i plotë:

Profesoresha Hykmete Bajrami, nënkryetarja e LDK-së, po sulmohet jo rastësisht nga moçali propagandistik i pushtetit. Sulmet ndaj saj – vërtetësia e të cilave më s’po zgjatë as një gjysmë dite – janë përgjigje e dëshpëruar e një pushteti dëshpërues ndaj dekonstruktimit publik që Hykmetja bën në gjithë ekzistencën e vet politike – pothuajse çdo ditë!

Prandaj, si e tillë, ajo merr mbështetje të madhe qytetare. Sepse e vërteta vlerësohet nga njerëzit e lirë të kësaj Republike; e veprimtaria publike e një gruaje në politikë s’duket ndryshe përveç se kështu!

Hykmete Bajrami është zonjë e fortë!

Ajo mbetet model i një gruaje të angazhimit të pastër, të dijshëm e mbi të gjitha profesional – tipare këto të panjohura për kundërshtatët e saj e tonë!

Jusuf Thaçi jep sqarime për projektin për të cilin LVV-ja po e akuzon Hykmete Bajramin: Ajo e ka denoncuar

Akuzat për projektin milionësh, reagon Hykmete Bajrami: Mos manipuloni

Shpërndaje në: