Brahimaj: Krekosja e sotme e Kurtit dhe Mickovskit nuk ishte marrëveshje, por jetësim i procedurave që u kryen para një viti

Brahimaj: Krekosja e sotme e Kurtit dhe Mickovskit nuk ishte marrëveshje, por jetësim i procedurave që u kryen para një viti

Ish-gjenerali Lahi Brahimaj, ka reaguar lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes për kufirin e përbashkët me Maqedoninë, pas mbledhjes së Kurtit me Mickovskin, shkruan Periskopi.

Brahimaj ka thënë se kjo marrëveshje ishte arritur dy vite më parë nga qeverisja e mëparshme.

Sipas tij është e pandershme nga ana e kryeministrit që meritat për këtë marrëveshje të ua mohoj Ali Ahmetit dhe BDI’së.

“E pandershme nga ana e Kryeministrit që meritat për këtë marrëveshje të ua mohoj Ali Ahmetit dhe BDI si dhe partnerëve nga LSDM. Krekosja e sotshme e Kurtit dhe Mickovskit nuk ishte marrëveshje por jetësim i një marrëveshjeje që krejt procedurat ishin kryer një vit më parë.”– ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Marrëveshja për kufirin e përbashkët ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ishte arritur para dy vitesh kurse u ratifikua në Kuvendin e RMV-së vitin e kaluar gjatë Qeverisjes së më parshme. E pandershme nga ana e Kryeministrit që meritat për këtë marrëveshje të ua mohoj Ali Ahmetit dhe BDI si dhe partnerëve nga LSDM. Krekosja e sotshme e Kurtit dhe Mickovskit nuk ishte marrëveshje por jetësim i një marrëveshjeje që krejt procedurat ishin kryer një vit më parë.

Shpërndaje në: