Kuvajti heq nga kinematë filmin “E bukura dhe bisha”, kjo është arsyeja
Filmi është shfaqur nëpër kinematë e këtij vendi me shumicë myslimane që nga dita e enjte, por ata që kishin blerë bileta për ditët në vazhdim, morën një mesazh nga Kompania Kombëtare e Kinematografisë së Kuvajtit se shfaqja e filmit është anuluar për disa “vështirësi të paparashikuara”.
Filmi do të rikthehet në javën e ardhshme, pasi të jetë hequr skena ku një nga personazhet shihet duke mbajtur për dore një mashkull tjetër.
Homoseksualiteti është i ndëshkueshëm me vdekje në disa shtete, ndërsa në Kuvajt dënohet deri me 6 vite burg. / Top Channel