Kjo është 71 vjeçarja që u gjet e vdekur në banjën e një shtëpie në Fushë Kosovë

Kjo është 71 vjeçarja që u gjet e vdekur në banjën e një shtëpie në Fushë Kosovë

Një grua është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore, shkruan Insajderi.

“Fushë Kosovë NN. Raportohet se viktima femër/kosovare është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Sipas mjekut viktima nuk ka shenja të dhunës në trupin e saj”, thuhet në raportin e PK’së.

E ndjera që u gjet e vdekur në banjon e shtëpisë është Lirie Zogu, rreth 71-vjeçare.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Shpërndaje në: