Haxhiu, Kurtit: Prite me tepih të kuq një kryeministër që përndjek ushtarët e UÇK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kritikuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, për politikën e tij të jashtme.
Haxhiu ka theksuar se Kurti ka shtruar tepihun e kuq për kryeministrin maqedonas, i cili, sipas tij, vazhdon të përndjekë dhe arrestojë ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.
Haxhiu e ka cilësuar këtë veprim si një shenjë të “hipokrizisë dhe tradhtisë” nga ana e Kurtit.Në anën tjetër, Haxhiu ka theksuar se Kurti ka anashkaluar rëndësinë e mbledhjes tradicionale të qeverive shqiptare, duke përçmuar kryeministrin e Shqipërisë.
Deputeti i PDK-së ka shprehur indinjatën për këtë trajtim të dyfishtë dhe ka akuzuar Kurtin për një politikë të dëmshme dhe të dështuar në marrëdhëniet ndërkombëtare.“Marri, hipokrizi, tradhëti!”, ka përfunduar Haxhiu.