“Kthimi i pasurisë te populli nga politikanët” Zafir Berisha pyet Kurtin – A e ke fjalën për Faton Pecin?
Kandidati i NISMA për deputet Zafir Berisha ka reaguar pasi që kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë ditës së hënë se “do t`i kthehet pasuria e vjedheur nga politikanët popullit”
Berisha ka pyetur Kurtin në rast se e ka fjalën këtu për ministrat e tij.
Ka përmendur Faton Pecin dhe Rozeta Hajdarin.
Reagimi i plotë:
Albin Burdushi sot paska filluar me shpërnda hajmali për xhematin e vetë.
Kur foli për me ja u marrën pasurin politikanëve të korruptuar, a e patë flalin për Pecin që ju kishte dhën parat e popullit si me i gjetën në baqe të babës, militantëve të regjimit!?
Ishalla e kthen grurin, vajin dhe sheqerin që i ka vjedhën Rozeta me kumarën e tij Ridin, e çmimet lirohen pakë në këtë dimër me rrena të nxehta.
Kurti: Pasurinë që vodhën politikanët do t’ia kthejmë popullit, nuk falim e nuk harrojmë