Një grua gjendet pa shenja jete në banjon e një shtëpie në Fushë Kosovë
Një grua është gjetur pa shenja jete në banjon e një shtëpie në Fushë Kosovë.
Mjeku ka konstatuar se nuk ka shenja dhune në trupin e viktimës.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion kurse rasti po hetohet.
“Raportohet se viktima femër/kosovare është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Sipas mjekut viktima nuk ka shenja të dhunës në trupin e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.